Çfarë i ndodh zemrës gjatë agjërimit

Agjërimi bën që organizmi i njeriut të pësojë ndryshime në periudhën kur nuk ushqehet për një periudhë kohore.

Kardiologu Dennis Bruemmer ka thënë se sheh shumë përparësi të agjërimit në periudha të shkurtra, shkruan blogu “Clevelandclinic”.

Dhe sipas tij, duke i pasur parasysh mekanizmat e brendshme të organizmit, reduktimi i ushqimit për një periudhë të caktuar ditore bën që mekanizmat e pastrimit të organizohen.

Hulumtimet tregojnë se agjërimi mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut, uljen e kolesterolit, kontrollin e diabetit dhe uljen e peshës.

“Katër rreziqet kryesore për sëmundjet e zemrës janë presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli, diabeti dhe pesha, kështu që ka një ndikim dytësor. Nëse i reduktojmë këto, mund të zvogëlojmë rrezikun e sëmundjeve të zemrës”, ka thënë doktori Breummer.

Megjithatë, ai ka rekomanduar që në periudhat kur ushqehemi, të konsumojmë me masë dhe t’i marrim vitaminat dhe karbohidratet e duhura, që organizimi të ketë balancim.

Pos shëndetit të zemrës, agjërimi është konsideruar i mirë edhe për luftimin e kancerit dhe humbjen e peshës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu