Të njëjtë, më të mirë, të rrënuar, janë këto një pjesë e përgjigjeve të qytetarëve për shpresat e tyre për atë se ku do të arrijë Maqedonia pasi që do të përfundojnë zgjedhjet më të pa sigurta në historinë e saj, shkruan “DW”.
Në një anketë të “DW” në qendrën e Shkupit, janë pyetur një pjesë e qytetarëve se çfarë Maqedonie presin pas përfundimit të zgjedhjeve, cilat janë përshtypjet më të fuqishme të cilat ua la fushata parazgjedhore dhe politikanët a kanë dërguar porosi të cilat iu kanë pëlqyer?
Në një pjesë të tyre nuk do të ketë shumë ndryshime pas zgjedhjeve, por as nuk presin të ndërmarren hapa drastike dhe reforma me të cilat vendi do të shkojë përpara, në veçanti në sferën e ekonomisë.
Por, për të tjerët, zgjedhjet sjellin optimizëm për ndryshime dhe politikë ndryshe nga ajo që udhëhiqej në dekadën e fundit.










