Ministri i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Panagiotopoulos dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Konstantinos Floros kanë vizituar bazat ushtarake në ishujt kufitarë me Turqinë, Oinousses dhe Farmakonisi.
Siç raporton “Protothema“, dy avionë luftarakë F-16 të Turqisë i janë afruar helikopterit të udhëtonin ministri grek duke bërë sipas tyre lëvizje të rrezikshme në ajer.
Gjithçka ndodhi në hapësirën ajrore greke sipas mediave të Greqisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion për këtë ngjarje në mediat turke.










