Grida Duma dhe Ervin Salianji, një nga çiftet më të komentuara të vitit të shkuar nuk janë më bashkë.
Burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se ata kanë hedhur pas historinë që bëri zhurmë në mediat rozë dhe jo vetëm, dhe tashmë të dy janë sërish single.
Nuk dihet cilat janë shkaqet që kanë çuar dyshen drejt këtij vendimi, pasi pas daljes nga burgu të Salianjit, të dy i dedikuan njëri-tjetrit deklarata publike me nota dashurie dhe vlerësimi.
Krisja në sytë e publikut, u pa qartë pas nismës së Salianjit për të nisur lëvizje Brenda Partisë Demokratike, për të cilën u përfol se ishte Grida ajo që qëndronte pas saj.
Një muaj më parë, në emisionin “Top Story”, Grida i dedikoi një analizë kësaj lëvizjeje duke u distancuar qartazi e madje nuk kurseu as qëndrimin e saj kundër.
“PD të zhduk foltoret 2.0, të gjejë mënyrën të jetë e bashkuar”, theksoi ajo duke dalë publikisht kundër foltores së Salianjit.
Edhe pse u pa fillimisht si një taktikë për të mos përfshirë emrin e saj në lëvizjen e demokratit, nuk vonoi shumë dhe Grida e hoqi atë nga lista e personave që ndiqte në instagram.
Së fundmi në podcastin e saj të fundit, ajo i shtoi edhe më shumë zërat për ndarje, duke deklaruar përballë Bora Zemanit se vitin e shkuar ka lëshuar njerëz, e këtu duket se e kishte fjalën pikërisht për Salianjin.
E tashmë pas kësaj deklarate, edhe Salianji ka vendosur ta heqë Grida Dumën nga lista e personave që ndjek. Të dy kanë shkuar në drejtime të ndryshme, duke lënë pas krahëve historinë e dashurisë disa-vjeçare.










