Çfarë ndodhi mbrëmë në hyrje të Shkupit? Informacione të detajuara nga ndjekja si në filma nga Policia

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar pasi janë kapur duke transportuar 8 emigrantë nga Kina, shkruan TV21. Shtetasit e Kosovës janë identifikuar si G.L. 24 vjeç dhe B.L. 18 vjeç. Ata po i transportonin emigrantët me veturë “VW Caddy”. Gjatë tentimit për të ikur nga Policia, ata dëmtuan pikën e pagesës në Gradsko, një veturë “Opel Insignia” në lëvizje, një motoçikletë dhe traun në pikën e pagesës në Petrovec. Policia u detyrua të shtijë me armë pasi njëri person tentoi të arratisej.

“Më 31.07.2025, rreth orës 22:30, zyrtarët policorë ndaluan G.L. (24) dhe B.L. (18), të dy nga Kosova, pasi në automjetin “Volkswagen Caddy“ me targa kosovare, që drejtohej nga G.L., ndërsa pasagjer ishte B.L., u gjetën tetë migrantë nga Republika Popullore e Kinës. Rreth orës 21:40, automjeti ishte vërejtur duke lëvizur në autostradën nga Gradsko drejt Shkupit dhe nuk kishte ndaluar në shenjën për ndalimi, dhe kishte vazhduar të ikte. Gjatë ndjekjes nga patrullat policore, drejtuesi i automjetit dëmtoi stacionin e pagesës në Gradsko, ndërsa në Katllanovë u përplas në lëvizje me një veturë “Opel Insignia” me targa të huaja, si dhe shkaktoi dëme në një motoçikletë me targa të Maqedonisë. Më pas, ai dëmtoi edhe rampën në pikën e pagesës në Petrovec. Pasi vazhdoi lëvizjen, tek nyja e rrugës drejt Prishtinës, në unazën e Shkupit, drejtuesi humbi kontrollin dhe automjeti doli nga rruga. Ai më pas sulmoi fizikisht një zyrtar policor në tentativë për t’u arratisur, por u neutralizua dhe u ndalua. Gjatë përpjekjeve për të ndalur automjetin, policia qëlloi me plumba paralajmërues, por fatmirësisht askush nuk u lëndua. Të dy personat u ndaluan në stacionin policor, ndërsa emigrantët u vendosën në një qendër tranziti”, thonë nga MPB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu