Çfarë po bën marina ruse në ujërat siriane?

Prova kryesore e paradës detare si pjesë e ditës së Forcës Ajrore Ruse u mbajt pranë bregdetit të Sirisë. Luftanijet kryen manovra në ujërat afër Tartus. Në krye të paradës ishte fregata e fundit “Admiral Makarov”, transmeton InfoShqip.

Në paradë ishin gjithashtu nëndetësja “Stari oskol”, minahedhësja “Kovrovec” dhe anija me raketa “Ingushetia”.

Pjesa e aviacionit e paradës do të jetë gjithashtu e rëndësishme. Gjatë provës, bombarduesit Su-34 dhe Su-24M dhe një aeroplan radar A-50 u ngritën nga baza në Hmejmim./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu