Çfarë po ndodh? Shqiptari alarmon policinë italiane pak para ndeshjes…

Policia e Italisë, në Xhenova u alarmua pak para se të niste ndeshja Sampdoria – Udinese pasi një shqiptar i armatosur ka hyrë në një pallat shumë pranë stadiumit. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije ka hyrë në një pallat shumë pranë stadiumit “Luixhi Ferraris” duke mobilizuar disa patrulla të policisë dhe sektorin antiterror pak para se të luante skuadra vendase e Sampdorias, shkruan agjencia e lajmeve italiane Ansa.

asi policia shkoi në vendngjarje, arrestoi shqiptarin dhe në banesë, gjatë kontrollit iu gjet një pistoletë. Arma pritet t’i nënshtrohet ekspertizës. Shqiptari mohoi se ka përdorur pistoletën për të kërcënuar njeri, kurse autoritetet e Italisë kanë nisur hetimet e hollësishme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu