Antarët e ushtrisë amerikane së bashku me ushtarë të ushtrisë serbe, kanë realizuar një foto të përbashkët në Veri të Kosovës.
Fotoja është realizuar më 16 dhjetor të vitit të kaluar.
Mediat serbe thonë se sipas KFOR’it, ishte një “patrullë e zakonshme”, e përbërë nga forcat ndërkombëtarë të Ushtrisë së Serbisë; në përputhje me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe të marrëveshjes ushtarako-teknike, në mënyrë që të ruhet paqja për të gjithë qytetarët e Kosovës, shkruan “alo.rs”.
Sipas këtij mediumi, thuhet se kjo fotoja është bërë nga rreshteri amerikan, Caleb Bario, i cili ishte pjesë e patrullës./albeu