Çfarë pritet të ndodhë në Ukrainë? Zelensky del me paralajmërimin e frikshëm për qytetarët

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për sulme të mundshme ruse gjatë festave. Ai u bëri thirrje ukrainasve që të jenë vigjilentë ditët në vijim, shkruan REL.

“Me afrimin e sezonit të festave, terroristët rusë mund të aktivizohen përsëri”, theksoi ai në fjalimin e tij të përditshëm.

Presidenti u takua me udhëheqësit ushtarakë ukrainas më 23 dhjetor, pasi u kthye në Kiev nga Uashingtoni, ku tha se ushtria po përgatitet për muajt e ardhshëm dhe vitin e ardhshëm.

“Detyrat tona mbesin të pandryshuara. Ky është çlirimi i tokës sonë, është siguria për popullin tonë, rindërtimi i vendit tonë pas sulmeve ruse. Këto janë komponentët e fitores së Ukrainës, që ne po u ofrohemi hap pas hapi”, nënvizoi Zelesky.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu