Çfarë problemi ka kënga e re e Dafina Zeqirit dhe Kidës që zhgënjeu dëgjuesit?

Kida dhe Dafina Zeqiri? Kur njerëzit mësuan se dy këngëtaret do bëhen bashkë për një këngë krijuan pritshmëri të mëdha dhe shumë ishin të bindur se do ishte hit. Projekti tashmë u publikua por shumë persona kanë mbetur të zhgënjyer, fansat e dyshes shprehen se kënga është e bukur, por kanë pritur më shumë prej tyre, si në sektorin e komenteve në YouTube, ashtu edhe në rrjetet e tjera sociale vihet re pakënaqësia e dëgjuesve.

Teksa të gjithë bien dakord se Kida dhe Dafina kanë potencial shumë të madh, po ashtu bien dakord se nuk kanë dhënë më të mirën e tyre për “Luje belin”, dikush që ka marrë qindra pëlqime në YouTube shkruan: “Këngë e mirë por Dafina dhe Kida kanë patur potecial të madh për një hit ndërkombëtar. Gjithsesi suksese”.

Po ashtu edhe një komentuese tjetër shprehet se kënga ka përsëritje dhe nuk është në nivelin që pritej, “Dy artiste me potencial kaq të madh, nuk e keni shfrytëzuar rastin për të bërë një hit ndërkombëtar. Kënga më pëlqen se është ndryshe, këngë ritmike dhe clubi por tekst ka shumë pak, vetëm përsëritje. Sidoqoftë më pëlqen, por keni patur mundësi të bëni më mirë.”

Kjo këngë është shumë e mirë por unë kam pritur pak më shumë nga dy artiste si këto të dyja!”-komenton dikush që i vlerëson vajzat si dy nga më të mirat në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu