Çfarë shkruante në fletoren e infermieres së rastit Dehari, sipas Dardan Molliqajt! (VIDEO)

Dardan Molliqaj i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar se çka shkruante në fletoren e shënimit të infermieres së rastit Dehari.

Siç tha Molliqaj, ndonëse thuhej se Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia, në fletoren e infermieres shkruante se ai kishte puls dhe frymëmarrje normale edhe pasi ishte dërguar në ambulancë, shkruan rtv21.tv

“Në orën 15:00 shkoj nalt në krahun A i burgosuri Astrit Dehari, ka tentu vetëvrasje, menjëherë thirret urgjenca, të burgosurit e sjellin në ambulancë në 15:05, 15:10 vjen urgjenca, i burgosuri ishte i shtrirë në dhomë, kishte masë vjellje, pulsin dhe frymëmarrjen normale”, tha Molliqaj duke cituar infermieren.

Kujtojmë se aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor, në burgun e Prizrenit në rrethana ende të paqarta, ku po mbahej në paraburgim nën dyshimin se kishte marrë pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu