Charles është mbreti i ri i Mbretërisë së Bashkuar

Princi Charles (73), trashëgimtari i fronit në moshën tre vjeçare, tashmë do të jetë mbret dhe do të shpallet zyrtarisht si i tillë në Pallatin St. James në Londër sa më shpejt të jetë e mundur, transmeton InfoShqip.

Siç u bë e ditur, autoritetet britanike kanë një plan, në rast të vdekjes së mbretëreshës.

Në rast të vdekjes së mbretëreshës Elizabeth, autoritetet britanike kanë një plan për gjithçka që do të pasojë në ditët në vijim – nga mënyra se si do të komunikohet lajmi e deri te vetë funerali.

Procedura që jep udhëzime se çfarë duhet bërë në rast të vdekjes së mbretëreshës quhet “Operation London Bridge”./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu