Chelsea e gatshme të shpenzojë në verë, Haaland ose Lukaku do të jetë goditja e madhe e londinezëve

Chelsea dëshiron që të përforcojë repartin ofensivë për edicionin e ri. Londinezët nuk janë të kënaqur për momentin me sulmuesit si Timo Werner, Tammy Abraham e Olivier Giroud dhe duan një tjetër që garanton shumë gola.

Werner dhe Giroud duket se do të largohen, derisa Abraham pritet të jetë si alternativë e një top sulmuesi që pritet të zbarkojë në Stamford Bridges. Objektivi kryesor i londinezëve është Erling Haaland, me norvegjezin që do të largohet në verë nga Dortmund, por që ka një çmim mbi 150 milionë euro.

Në rast që nuk arrihet Haaland, atëherë alternativë për sulmin është belgu Romelu Lukaku që pëlqehet shumë nga trajneri Thomas Tuchel.

Lukaku ka qenë edhe më parë pjesë e Chelseat, nga sezoni 2011 deri më 2014, por që kishte kaluar më shumë si i huazuar. Gjithsesi londinezët nëse nuk e arrijnë norvegjezin Haaland, atëherë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 120 milionë euro për Lukakun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu