Chollet nuk e solli listën e zezë, Кovaçevski i dhuroi fanellë të përfaqësueses së Мaqedonisë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dhuroi këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Shole një fanellë maqedonase, por në këmbim nga Shole nuk e mori listën e zezë të politikanëve të korruptuar mbi të cilën së fundmi e punoi ekipi amerikan i sanksioneve. Pas takimit, Kovaçevski bëri me dije se lista e zezë me sanksione nuk ishte përmendur fare si temë nga mysafiri amerikan, duke shtuar se kanë biseduar për çështjen e korrupsionit në vendin tonë.

Biseduam edhe për luftën kundër korrupsionit, sundimin e së drejtës dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me SHBA-të, me qëllim që të avancohet sundimi i së drejtës dhe të përforcohet lufta kundër korrupsionit. Takimi ishte shumë pozitiv. Sa i përket ekipit për sanksione që ishte në Shkup, nuk biseduam për punën e tyre në Shkup”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Kovaçevski tha se kanë biseduar edhe për krizën energjetike, eurointegrimet, nevojën për vazhdimin e reformave dhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese, por edhe për gjendjen në gjyqësor dhe sundimin e së drejtës. Njëkohësisht Kovaçevski e ka njoftuar edhe për rastet e larta të korrupsionit që janë ngritur.

“Po ashtu biseduam për numrin e madh të avancimeve në gjyqësor gjatë vitit të kaluar dhe viteve të kaluara duke marrë parasysh se ne kemi bërë punë pozitive që kanë të bëjnë me rritjen e pavarësisë dhe rritjes së mundësive në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, në një nivel shumë të lartë, duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë që u dërguan në adresë të gjyqësorit”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Në lidhje me listën e zezë për sanksione, e pyetëm ambasadën e SHBA-ve nëse Shole ia ka dërguar atë listë ambasadës, por përgjigje nuk morëm. Përndryshe Maqedonia është destinacioni i parë i këshilltarit të lartë amerikan, pas çka i njëjti u nis për në Kosovë, ndërsa nesër shkon në Beograd. Vizita e Sholesë i cili është këshilltar i drejtpërdrejt i sekretarit shtetëror Antoni Blinken, ndodh në kohë kur përforcohet ndikimi i SHBA-ve për luftë më efikase ndaj korrupsionit në vend.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu