Ata kanë kaluar vite të tëra pranë njëri-tjetrit, por sot janë detyruar që të ndahen.
Uolf Gotshalk 83 vjeç dhe gruaja e tij, Anita 81 vjeçe, nuk mund të qëndrojnë bashkë në të njëjtin vend në Azil.
Ata ranë në dashuri me njëri-tjetrën që në kohën kur ishin fqinj në Gjermani dhe u martuan në 1954. Më pas u zhvendosën në Kanada, në Vankuver.
Për shkak të moshës dhe problemeve me shëndetin, autoritetet e shtëpisë së të moshuarve thonë se ata s’mund të qëndrojnë bashkë në një qendër azili.
Momenti kur ata u ndanë nga njeri-tjetri preku shumë njerëz në internet, ndaj dhe kjo foto ka marrë shumë klikime.