Cikloni “Filomena” arrin në Maqedoninë e Veriut, sjellë shi akull e borë

Është sistemi i fuqishëm i cili po shkakton reshje historike bore në Spanjë dhe ky sistem ka lidhje të forta me sistemet ajrore që po depërtojnë edhe te ne duke na sjellur reshje të fuqishme atmosferike.

Pas disa orëve në Kosovë do të rifillojnë reshjet e borës, vende-vende të dendura të cilat do të krijojnë shtresa me bardhësi të pafund. Reshjet e borës do të vazhdojnë edhe gjatë natës dhe nesër, por me ndërprerje të herëpashershme.

Gjatë ditës së nesërme në Kosovë ka mundësi që në jug dhe lindje të vendit reshjet e borës të shndërrohen në reshje shiu. Gjithashtu ekzistojnë gjasa të forta për reshje të shiut të akullt.

Pra, mos të çuditeni nëse në jug dhe lindje të vendit do të ketë borë më pak. Në viset tjera priten reshje të dendura bore të cilat do të shkaktojnë edhe probleme dhe bllokada të rrugëve. Stuhi të vërtetë dimërore do të kemi në viset kodrinore-malore të Republikës së Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu