Cilat janë prioritetet e Suedisë si kryesuese e BE-së

Suedia nga 1 janari 2023 do të kryesojë Presidencën e Bashkimit Evropian për gjashtë muaj me radhë. Para Suedisë në krye të Presidencës së BE-së ishte Çekia që u angazhua mjaft shumë për Kosovën, por çfarë tema ka përcaktuar Suedia.

Pas Çekisë që ishte për gjashtë muaj në krye të BE-së, tashmë nga dje 1 janar 2023 në krye të saj do të jetë Suedia.

Ky shetet ka përcaktuar edhe temat mbi të cilat do të fokusohet Presidenca e tyre gjashtë mujore.

Siguria, konkurrenca, transformimi mjedisor dhe energjisë, vlerat demokratike dhe sundimi i ligjit, janë temat me të cilat do të angazhohet Suedia.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson tha se lufta në Ukrainë do të kishte efekte vendimtare në udhëheqjen e vendit të tij në Këshillin e Bashkimit Evropian.

Në disa aspekte ne e dimë saktësisht se çfarë do të jenë këto: ruajtja e unitetit evropian në mbështetjen tonë për Ukrainën; zgjerimi i ndihmës ekonomike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën; vazhdimi i mbledhjes së vendeve dhe burimeve për rindërtimin e Ukrainës; ruajtja e ligjit ndërkombëtar; kërkesa e llogarisë; dhe duke monitoruar me kujdes përparimin e Ukrainës si vend kandidat”, ka thënë ai në dhjetor.

Gjithashtu përveç këtyre pikave, Presidenca suedeze në BE do të angazhohet edhe për Ballkanin Perëndimor.

Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, në aspektin e sigurisë, janë të rëndësishme si për këtë rajon, ashtu edhe për Bashkimin Evropian“, thuhet në dokumentet e Presidencës suedeze të BE-së.

Presidenca do të vazhdojë punën pas vendimeve të Këshillit Evropian për t’i dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe ofertën për perspektivë evropiane Gjeorgjisë. Po ashtu do të vazhdojë procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor“, thuhet në prioritetet e Presidencës suedeze.

E ardhmja e këtyre vendeve dhe qytetarëve të tyre është në Bashkimin Evropian. BE-ja duhet të vazhdojë t’i mbështesë këto vende në përpjekjet e tyre për zbatimin e reformave, që janë pjesë e procesit të integrimit. Reformat në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit janë kyçe“, thuhet në dokumentet suedeze.

Gjatë kësaj Presidence, Kosova pritet të angzhohet me shumë në punët pas aplikimit për anëtarësim në BE pasi çështja e liberalizimit të vizave është shtyer më të madhe nga Presidenca çeke.

E presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka uruar Suedinë duke thënë se mezi pres që “për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së”

Ua uroj partnerëve tanë suedezë një Presidencë të suksesshme të Këshillit të BE-së. Mezi presim të punojmë së bashku për të përmbushur objektive tona të përbashkëta, për ta sjellë Kosovën më afër BE-së dhe për të forcuar unitetin kundër përpjekjeve për të minuar vlerat dhe interesat tona të përbashkëta”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Suedia do te jetë në krye të BE-së për gjashtë muaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu