Cili është Plani B i Ali Ahmetit ?

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se po bëhet fjalë për planin B përderisa Gjorge Ivanov nuk ia dha mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaevit. Detajet për atë do të diskutohen sot në Kryesinë qendrore të partisë.

Nuk përjashtohet mundësia që të thirret Parlamenti, të zgjidhet kryetari i ri dhe Parlamenti të voton kabinetin e ri qeveritar.

Ahmeti sot në mëngjes është takuar me ministren për mbrojtje të Shqipërisë, Mimi Kodheli me të cilën kanë diskutuar për gjendjen aktuale politike në vend dhe integrim të shpejtë në BE dhe NATO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu