Çiljeta feston ditëlindjen, e ëma i zbulon moshën

Sot është një ditë e veçantë për Çiljetën. Por këngëtarja nuk feston vetëm ditëlindjen e saj sepse në ditën e lindjes solli në jetë edhe djalin, Fernando. Në këtë ditë të veçantë të saj nuk mund të mungonte edhe urimi i mamasë së këngëtares e cila zbuloi edhe sa vjeç mbush sot këngëtarja e njohur. Çiljeta mbush sot 33 vjeçe ndërsa djali i saj Fernando feston 5-vjetorin e lindjes.

“Të shkruaj për ty zemra mamit duhet një libër i tërë. Si sot e 33 vjet me pare erdhe ne jetën tone dhe na dhe shume lumturi mbas dy çunave te xhajës tënd erdhe ti vajze dhe gëzoj gjithë familja duke te vene dhe emrin nusja xhajës Teuta emrin Ciljeta .Ti je drita e syve te mi .Por ti na dhe një gëzim akoma me te madh.

Na solle ne jete një princ te vogël Fernandon qe zoti e bekoi duke pasur një ditëlindje me ty biri im dhe na lumturoj jetën tone. Mami babi dhe mami Liria ju urojnë nga shpirti te rroni me qindra vite dhe veç te mira paçi ne jete .Zoti ju bekoftë”, shkruan mamaja e këngëtares në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu