Presidenti sirian Basha al Asad ka deklaruar se nuk ka patur një sulm të ushtrisë së tij me armë kimike në zonën e Idlibit ndaj civilëve duke vrarë më shumë se 70 gra, fëmijë dhe pleq në një ndër skenat më të tmerrshme të luftës në këtë vend, shkruan Albeu.com.
Në një intervistë për AFP, deklaroi se çdo akuzë për sulm me armë kimike mbi civilët ishte një fabrikim për të justifikuar lëshimin e 59 raketave “tomahaëk” nga SHBA-ja mbi ushtrinë e tij.
“Ne nuk e dimë me saktësi nëse vërtetë kanë vdekur ata fëmijë? A kanë vdekur ata?!”., – pyet me cinizëm Bashar al Asad në intervistën për AFP. /Albeu.com/
















