Çitaku: Albin Kurti çka ka që përzihet në zgjedhjet në Maqedoni?

Nënkryetares së Partisë Demokartike e Kosovës, Vlora Çitaku thotë se Qeveria e Kosovës e Kurtit po ndërhyn në zgjedhjet për president në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, liderin e VV-së, kryeministrin aktual të Kosovës e pengon cdo gjë që lidhet me luftën e UÇK`së dhe liderët politik të saj. Çitaku muaj më parë doli me një postim duke lartësuar kryetarin e BDI, Ali Ahmetin se ka arritur të sjellë liri në dy shtete dhe se ka bërë më shumë se çdo kush për të mirën e shqiptarëve.

Ja postimi i plotë:

“Shqiptarët në Maqedoninë Veriore i kanë dalë hakut Kosovës. Na i kanë hapur dyert dhe zemrat në orët tona më të vështira. Pa kushte. Për më tepër djem e vajza erdhën dhe me vetmohim luftuan për lirinë tonë. Disa e dhanë edhe jetën.

Dy dekada pas, shqiptarët në Maqedoninë Veriore janë faktorë me peshë. Janë më meritorët për mirëmbajtjen e kursit euroatlantik të vendit të tyre.

E çka bënë Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës sot? Ndërhynë brutalisht në zgjedhjet atje, duke përcarë shqiptarët. Duke shpifur e manipuluar.

Sec e ka një mosdurim Kryeministri Kurti për secilin lider politik të UÇK-së. E turpshme. E mjerë. E rrezikshme.”, ka shkruar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu