Çitaku për zgjedhjet në Maqedoni: Kurti mandatin e ka fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve

Pas raundit të parë nga zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Vlora Çitaku nga PDK thotë se pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme në Shqipëri, Preshevë e Mal të Zi, mësimi kryesor që duhet ta marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është që të mos përzihet aty ku nuk e ka vendin.

Reagimi i plotë i Çitakut:

“Mësimi kryesor që duhet ta marrë Kryeministri i Kosovës nga zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, pas ndërhyrjeve të njëpasnjëshme

në Shqipëri, Preshevë, e Mal të Zi, është mos të përzihet aty ku nuk e ka vendin.

Mandatin e ka fituar për Kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve.

Tash Albin, eja flasim për inflacionin, koston e papërballueshme të jetesës në Kosovë, rritjen e çmimit të energjisë, mungesën e projekteve zhvillimore, korrupsionin serioz në nivelet më të larta të qeverisjes ( sipas raportit të Departamentit të Shtetit ), ndërhyrjen e qeverisë në sistemin e drejtësisë, ngulfatjen e lirisë së mediave ( raporti i Freedom House ), asociacionin me kompeteca ekzekutive, sanksionet e BE, etj etj.

Apo këto janë tema të vogla për ju?!

Kryeministër, ju jeni zgjedhur që ta qeverisni Kosovën, jo t’i përçani shqiptarët gjithandej.”, ka shkruar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu