Çitaku: S’e kemi obligim të votojmë propozimin e VV-së, Kurti s’do as marrëveshje e as kompromis

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku shpreson që sot që kryetari i VV-së, Albin Kurti të reflektojë, dhe të përfundojë kjo bllokadë e kuvendit.

Sipas saj qytetarët kanë votuar për t’i dhënë zgjidhje problemeve të tyre, por që siç thotë ajo edhe pas 22 tentativave, Kurti nuk po dëshiron marrëveshje e as kompromis.

“PDK-ja ka qenë jashtëzakonisht korrekte dhe konstruktive dhe kemi ofruar rrugëdalje nga kjo gjendje e bllokadës në të cilën jemi futur ekskluzivisht falë kokëfortësisë së Kurtit dhe ambicies së Haxhiut. Edhe sot ju bëjmë ftesë që të refletojnë. Kosova është shumë më e madhe se secili emër i përveçshëm në atë sallë. Jemi të gatshëm për zgjidhje. Shpresojmë që sot Kurti të reflektojë. Qytetarët na kanë votuar për të dhënë zgjidhje për problemet e shumta që ballafaqohen”, tha ajo para vazhdimit të seancës. Vimë këtu 22 herë, pa asnjë rezultat, e pse, se Kurti nuk do marrëveshje, e as kompromis”, tha ajo.

“Se kemi obligim të votojmë propozimin e VV-së. Ne kemi dhënë opsionet tona. Kurti duhet të reflektojë”, deklaroi Çitaku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu