Ç’janë gjetur në kanalizimet Coloseu-t?

Një hetim mbi sistemin e kullimit nën Coloseu-n e Romws, i cili zgjati rreth një vit, nxori në dritë gjetje që i ndihmuan studiuesit të kuptonin më mirë përmbajtjen e ngjarjeve dhe zakonet e spektatorëve.

Ndër të tjera, u gjetën eshtra që u vërtetuan se i përkisnin arinjve dhe maceve, të cilat ndoshta përdoreshin në luftimet e kafshëve apo garat e gjuetisë.

Më shumë se 50 monedha bronzi nga periudha e Perandorisë Romake të vonë u gjetën, si dhe një monedhë argjendi kushtuar Marcus Aurelius dhe plotësimin e dhjetë vjetëve nga ardhja e tij në pushtet, thuhet në deklaratë.

Farat e frutave (si fiqtë, rrushi dhe pjepri) dhe mbetjet e ullinjve dhe arrave tregojnë zakonet e të ngrënit të spektatorëve që shikonin ngjarjet në Coloseu-m, amfiteatri i famshëm i Romës së lashtë.

Alfonsina Rousseau, drejtore e Parkut Arkeologjik të Coloseu-t, theksoi se gjetjet kontribuojnë në një kuptim më të mirë të “përvojës dhe zakoneve të atyre që vizituan këtë vend” për të parë spektaklet. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu