Slavko Simiq do të jetë nënkryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, dhe rezultati i arritur për të është shumë befasues. Simiq ka arritur t’i merrte 91 vota të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Kujtomë se Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, 100 prej të cilave janë të komunitetit shqiptar. Se çka ka bërë politikani serb i dirigjuar nga Qeveria Serbe që të marrë kaq shumë vota nga deputetët shqiptarë, nuk dihet.
Në fakt, ai ka pasur qëndrime të ashpra kundër shtetit të Kosovës.Në anën tjetër, Glauk Konjufca për kryetar të Kuvendit i mori 69 vota. Sidoqoftë, ai u votua edhe nga deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti. Nuk dihet nëse ka pasur vota tjera opozitare për kryekuvendarin e ri.









