Çka po zihet? Krerët e shtetit takim me ambsadorët e QUINT-it

Ambasadorët e shteteve të Quint-it në këto momente janë duke zhvilluar një takim me krertët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Siç ka njoftuar Presidenca në këtë takim po diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropë.

Kosova ka bërë hap përpara drejtë anëtarësimit në KiE pasi javën e kaluar është miratuar opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës.

Ky opinion rekomandon anëtarësimin e Kosovës pa kushte tjera shtesë.

Vendimi përfundimtar nga Këshilli i Ministrave do të merret në muajin maj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu