Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, së bashku me delegacionin partiak, në përbërje të të cilit janë anëtarët e Komitetit ekzekutiv Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Vllatko Gjorçev dhe sekretari për bashkëpunim ndërpopullor, Aleksandar Nikolloski mori pjeës në Kongresin e partisë popullore evropiane që po mbahet në Maltë.
Gruevski, siç informojnë nga VMRO-DPMNE, mori pjesë në sesionin politik të Partisë popullore evropiane ku u zgjodh nënkryetari i ri i partisë popullore Rafal Trshkoski nga Polonia.
Praninë në Kongres, Gruevski, qëndron në kumtesë, e shfrytëzoi për realizim të takimeve dhe bisedave bilaterale me disa politikanë të cilët janë pjesë e Partisë popullore evropiane, e cila është fuqia më me ndikim në Bashkimin Evropian.
Gruevski pas takimeve dhe bisedimeve theksoi se qëndrimin në Maltë e shfrytëzon për promovim të interesave nacionale dhe shtetërore, por edhe për informim të pozitave dhe qëndrimeve lidhur me gjendjen aktuale në shtet.










