Çka thotë haxhiu i Çarshisë së Shkupit për Zaevin e Qeverinë (VIDEO)

Pas marrjes së mandatit nga ana e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev qytetarët presin që të rregullohet gjendja socilae dhe gjendja e gjithë qytetarëve në përgjithësi.

I intervistuar nga kamera e LAJM TV, plaku nga Çarshia e vjetër e Shkupit shprehet optimist dhe shpreson se Qeveria e re do ti përmbush të premtuarat dhe shteti do të kthehet ashtu siç ishte më parë i qytetarëve sepse sipas banorit Gruevski e shkatroi të njejtin.

Në pyetjen e gazetarit se a duhet të hyjnë të gjitha partitë shqiptare me LSDM në Qeveri, banori u përgjigj:

-“Të gjithë shqiptarët (partitë politike shqiptare) duhet të hynë aty në Qeveri”

“Gruevski na ka fikur (humbur) të gjithëve, ai e humbi shtetin, nëse Zoran Zaev do të mund ta bëj Qeverinë, dhe na ndihmon ashtu siç edhe ka premtuar, sepse unë duhet të jemë pensionist por ama nuk pranoj pension, I kamë dorëzuar tri herë me rend dokumentat më kanë refuzuar”, tha banori nga Shkupi.

Ai i revoltuar me gjendjen aktuale, vazhdon të përsëris qëndrimin e tij se Nikolla Gruevski e ka humbur shtetin. Sa I përket Zoran Zaevit plaku shpreson se pas formimit të Qeverisë të gjithë banorët të jetojnë më mirë dhe të bëhet ajo që e kanë premtuar.

“Shpresojm që një ditë gjendja jonë do rregullohet dhe të kalojmë ashtu edhe si e meritojmë, të jetojmë mirë në hare dhe paqe, shpresojm që ata që do vijnë do e rregullojnë shtetin se shteti ka humbur”, përfundo banori nga Çarshia e Vjetër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu