Ç’kërkoi Erdogan nga Putin?

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten.

Gjatë bisedimeve u diskutuan çështje rajonale, me fokus të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Rusisë dhe korridorit të grurit, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Komunikimit të Presidencës së Turqisë.

Erdogan falënderoi Putinin për qëndrimin e tij konstruktiv për zgjatjen e Marrëveshjes së Stambollit për eksportin e grurit për 120 ditë.

Duke thënë se zgjatja e luftës ruso-ukrainase do të rrisë rreziqet, Erdogan tha se kjo duhet të ringjallë bisedimet diplomatike. Ai theksoi se kontaktet midis shefave të inteligjencës ruse dhe amerikane në Turqi luajnë një rol kyç në parandalimin e përshkallëzimit të pakontrolluar në terren. /tesheshi.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu