Media e regjimit në Maqedoni janë ashpërsuar kundër shqiptarëve duke lansuar shkrime, të cilat kanë për qëllim të shtojnë urrejtjen ndaj personaliteteve shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Gazeta ‘Vecer’, e cila njihet për politikat e saj redaktuese në një shkrim të botuar sot godet futbollistin shqiptar Lorik Cana, duke e quajtur si mbështetës të, sic thotë ky medium kriminelit Ramush Haradinaj dhe pavarësisë së Kosovës.
Në këtë artikull goditet edhe lojtari i kombëtares bosnjake, Senad Luliq, i cili një takim me Lorik Canën ka bërë një foto me shqiponjen dy krenare. (INA)











