Çmenden te Milani, urdhri i ri për të ardhmen e trajnerit

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, trajneri i Milanit, Marco Giampaolo nuk i ka orët e numëruara dhe nuk është përpara “trenit të fundit”, siç edhe është thënë këto ditë që pas humbjes ndaj Fiorentinas 3-1 në “San Siro” dhe lumit të vërshëllimave.

Trajneri do të përpiqet të gjejë forcën për të reaguar, teksa duhet të jenë edhe futbollistët ata që duhet ta ndihmojnë në këtë detyrë. Veç kësaj, drejtuesit presin reagim të menjëhershën, por Elliott ka dhënë udhëzimet e fundit dhe nuk parashikohet që trajneri të shkarkohet në rast dështimi!

Megjithatë, të gjithë e dinë që trajneri Giampaolo luan një “fetë” të karrierës në “Marassi”, pas 4 humbjesh në 6 ndeshje. Ndërkohë, Elliott po përgatit të fusë në arkat kuqezi mbi 90 mln euro për të shlyer humbjet e vitit 2019.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu