“Çmendet” 24 vjeçari në Tiranë, rreh keq ish të dashurën në mes të rrugës

Lidhjet e dashurisë janë pa dyshim të vështira për t’u lënë pas dhe përfundojnë shpesh në përplasje mes ish-parterëve.

Incidenti i fundit duket se ka ndodhur pranë liqenit artificial në Tiranë, ku një i ri ka dhunuar rëndë ish të dashurën.

Foto ilustruese

Mësohet se ai ka goditur me sende të forta ish-partneren e tij dy vite më të madhe, në mes të rrugës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe 24 vjeçari me inicialet M.J ka goditur me sende të forta ish të dashurën.

Viktima mësohet se është 26 vjeçarja me iniciale S.SH, e cila ka bërë edhe denoncimin në polici.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu