Çmendet 46-vjeçarja, hyn në shkollën e djalit dhe godet me grusht drejtoreshën

Një përplasje mes nënës së një nxënësi dhe mësueses ka përfunduar në polici për shkak se nëna e nxënesit ka qëlluar me grusht mesuesen.

Nëna e fëmijës jo vetëm që ka qëlluar me grusht mësuesen por ka kundërshtuar edhe punonjesit e policisë të cilët e kanë arrestuar atë.

Njoftimi i Policise:

Më datë 30.05.2017, u arrestua shtetasi shtetësia Ardiana H., 46 vjeçe, banuese në Tiranë dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit H. H., 18 vjeçe dhe G. H., 16 vjeç, banues në Tiranë, sepse tek ambientet e brendshme të një shkolle, shtetësia Ardiana H. (nëna e shtetasit G. H., nxënës i kësaj shkolle), ka goditur drejtoreshën e kësaj shkolle, shtetasen V. G., ndërsa shtetësia H. H., ka goditur me grusht derën e zyrës së drejtoreshës duke e dëmtuar.

Gjithashtu shtetasit e sipërpërmendur, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë veprimeve të tyre proceduriale. Parashikuar nga Nenet 236/2, 237 dhe 150 të Kodit Penal. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu