Një 37 vjecar ka rrahur me mjete të rënda dhe ka tentuar të hedhë nga ballkoni të atin 69-vjecar sot në Mëses, Tiranë.
I ati Mhill Rica ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore e ndërsa Florian Rica është shoqëruar në komisariatin numër 6 në Tiranë.
Ndërkohë mësohet se 37 vjecari vuan nga probleme mendore.
Informacioni paraprak
Më datë 05.01.2018, në rrugën “Sokrat Miho”, në banesë, shtetasi Florian Rica, vjeç 37, ka goditur me mjete të forta të atin shtetasin Mhill Rica, vjeç 69, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Floriani u shoqërua në Komisariatin nr.6. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/










