As 227 milionë euro nuk e largojnë Harry Kane nga Tottenhami. Kjo ka qenë oferta më e fundit e bërë nga Reali i Madridid për sulmuesin anglez.
Pavarësisht shumës stratosferike, “Spurs”-at nuk janë tunduar aspak, përkundrazi janë treguar të prerë në përgjigjen e tyre.
Mediat britanike shkruajnë se drejtuesit e klubit anglez nuk janë kënaqur nga oferta, por më shumë sesa kjo pjesë Tottenham nuk kërkon të privohet nga shërbimet e sulmuesit, i cili është duke kaluar një moment fantastik.
Gjithashtu dhe tekniku Pochettino përjashton çdo lloj mundësie që sulmuesi të largohet, të paktën për momentin.
Duket si diçka e vështirë që një transferim i tillë të realizohet në mesin e kampionatit, e për më tepër Kane nuk mund të aktivizohet në Champions League.
Sidoqoftë 227 milionë euro është një shumë e konsiderueshme dhe në verë palët mund të takohen sërish për të biseduar.










