Çmenduria, shkelm gruas në rrugë për një…video në facebook (VIDEO)

Në video shfaqen momentet tronditëse kur një i ri në Barcelonë të Spanjës filmohet teksa godet me shkelm një grua.

Gjithçka për të realizuar një video ‘spektakolare’ për në facebook.

Çmenduria i kushtoi shumë të riut nga Toledo, Mario Garcia Montealegre.

Ai u detyrua t’i paguajë në dëmshpërblim prej 60 mijë eurosh viktimës së sulmit.

Ndaj tij prokuroria kishte kërkuar tre vite burg. Ndërkohë gruaja pësoi një dëmtim në kavilje.

Episodi ndodhi rreth tre vite më parë por vetëm tani është bërë publik videoja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu