Çmime të reja të derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut nga mesnata do të ketë çmime të reja të derivateve të naftës, pasi që sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt Komisionit Rregullator për Energjetikë.

Sipas vendimit të ri, për një denarë e gjysmë do të lirohen çmimet e benzinave, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të shtrenjtohen për gjysmë denarë.

Sipas vendimit, një litër EUROSUPER-BS-95 do të shitet për 59 denarë, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të kushtojë 61 denarë.

Një litër Dizel do të kushtojë 50 denarë, ndërsa me të njëjtin çmim do të shitet edhe Vaji Ekstra i Lehtë për amvisëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu