Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari
Sipas vendimit të fundit të Komisioni Rregullator të Energjetikës, një litër benzinë BS-95 do të shitet për 74,5 denarë, ndërsa një litër benzinë BS-98 do të shitet për 76,5 denarë. Nafta do të shitet për 65,0 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për 67,5 den/l.