Nga mesnata, qytetarët në Maqedoni do të përballen me rritje të re të çmimeve të karburanteve.
Sipas vendimit të fundit të Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE), çmimet e benzinave do të rriten për 1.5 denarë për litër, ndërsa nafta do të shtrenjtohet për 1 denar.
Ndërkohë, vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të rritet për 2 denarë për litër.
Çmimet e reja të karburanteve:
Benzina BS-95: 77.5 den/l
Benzina BS-98: 79.5 den/l
Nafta: 73.0 den/l
Vaji ekstra i lehtë: 72.0 den/l
Ky vendim hyn në fuqi pas mesnate dhe do të ndikojë drejtpërdrejt në shpenzimet e përditshme të qytetarëve.