Coca-Cola, Fanta e kafe, Përparim Rama i çon 10 mijë euro në pije

Komuna e Prishtinës që drejtohet nga Përparim Rama ka paparë t’i shpenzojë fiks 10 mijë euro për pije ekzotike, lëngje dhe kafe. Për këtë shërbim është hapur edhe një tender.

Coca-Cola, fanta e lëngje frutash, si pjeshkë, mollë, dredhëz dhe kafe të ndryshme, janë vetëm disa nga pijet që janë porositur për t’u blerë nga Komuna e Prishtinës.

Në tenderin e shpallur nga institucioni që drejtohet nga Përparim Rama është treguar se furnizimi me pije do të kushtojë 10 mijë euro.

Edhe pse ky tender në njoftimin e shpallur përmban edhe ushqim, ky produkt fare nuk është përmendur./Infokusi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu