Kanë kaluar më shumë se 33 vite nga vdekja e diktarorit Enver Hoxha dhe prej 26 vitesh gëzojmë demokracinë në vend, por cilin sistem duan më shumë shqiptarët?
Është gati e çuditshme të bëhet kjo pyetje duke marrë parasysh se në të gjithë botën po luftohet për demokraci, por nuk është aspak e çuditshme kur sheh se sa shumë njerëz kanë nostalgji për Enver Hoxhën dhe sistemin e tij diktatorial.
Dhe provë për këtë nostalgji të kulluar janë fotot në galerinë më sipër të shkrepur në një nga tregjet më të populluara në Tiranë, ku tregtohen ora dore me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha, shkruan Albeu.com.
Enver Hoxha është diktatori që izoloi Shqipërinë për 45 vite, vrau qindra njerëz të pafajshëm dhe mbahet si një ndër diktatorët më të ashpër që ka njohur historia.
Por shqiptarët akoma e duan, dhe provë për këtë është edhe studimi i fundit nga BERZH ku sipas tyre 31 përqind e shqiptarëve preferojnë më shumë sistemin e diktatorin të Enver Hoxhës. /albeu












Ne ter historin Shqiptare vetem Enver Hoxha diti te mbaj shtet.Lavdi dhe respekt per vepren e tij.