Conte: Do ishim akoma në Champions me këtë mentalitet, Lukakun e kritikonit kot

Dhjetë fitore radhazi në kampionat për Interin. Sot ishte radha për të mposhtur Sassuolon, një kundërshtar që i ka hapur probleme zikaltërve në vitet e fundit. Ekipi i Antonio Contes fitoi 2-1 falë golave të Lukakut dhe Laurtaro Martinez, duke marshuar drejt titullit kampion. Trajneri italian analizoi suksesin e sotëm dhe momentin fantastik të djemve të tij.

“Ne duhet të hidhnim një hap përpara, kishim një dëshirë të madhe të bënim një sezon si protagonistë të vërtetë, nëse donim të ishim kandidatë për fitimin e titullit kampion. Ishte e nevojshme të shfaqeshim më shumë cinikë, të vendosur dhe të vëmendshëm në çdo moment.

Ka disa ndeshje si kjo e sotmja përballë një kundërshtari që nuk luan për asgjë. Sassuolo erdhi dhe u përball me ne pa asnjë lloj sikleti apo presioni. Nëse ne shfaqemi më shumë të këqij dhe cinikë, i kemi shanset të shënojmë nga 5-6 gola dhe ta mbyllnim ndeshjen shumë shpejt. Skuadra po rritet. Do të ishim akoma në Champions nëse do të luanim me këtë qëndrim dhe mentalitet.

Ju mund ta shikoni atë që ka bërë Lukaku dhe nuk mund të harroni kur njerëzit thonin që është i mbivlerësuar. Unë menjëherë thashë se me potencialin e tij mund të bënte gjëra të jashtëzakonshme tek Interi. Gjëja më e mirë për sulmuesit tanë edhe se ata mund të bëjnë edhe punët e pisëta.

Eriksen është rritur gjithashtu. E dinim se do të ishte e vështirë që të përshtatet në një kampionat shumë taktik si Serie A. Ai mund të bëjë shumë me tepër dhe po i besojmë atij.

Titulli punë e kryer? Jo, jo, ka edhe shumë ndeshje dhe secila fitore vlen për ne 6 pikë. Duke fituar bëjmë presion dhe mund të shohim kënaqësinë dhe përpjekjen e të gjithëve për të fituar. Duam të bëjmë diçka të mrekullueshme në një klub që nuk ka fituar prej 10 vitesh.

Do të ishte e mrekullueshme nëse do të ishim ne ata që do të hidhnin nga piedestali ata që e fituan titullin për nënte vite pa ndërprerje. Do të ketë tension te ne nga tani e tutje, do të duket sikur topi është më i rëndë, ndoshta më shumë se sa për ato skuadra që nuk kanë më të njëjtat objektiva”, deklaroi Conte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu