Conte pas fitores me Bolognën: Ende s’kemi arritur asgjë, fitoret vlejnë më shumë tani

Inter arriti një fitore shumë të rëndësishme mbrëmjen e sotme 0-1 në transfertën e Bolognës dhe tashmë e shikon veten +8 pikë nga Milani i vendit të dytë, por me një ndeshje më pak. Antonio Conte është shprehur shumë i lumtur për triumfin, por kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi këmbëngul se ende nuk kanë arritur asgjë.

Po i afrohemi fundit të kampionatit dhe çdo fitore tashmë vlen më shumë. Të fitosh në Bologna kundër një ekipi që luan futboll të mirë është një hap shumë i rëndësishëm për ne.

Nuk ishte e lehtë për ne që të luanim pas të gjithë kundërshtarëve tonë sidomos pas ndeshjeve të kombëtareve, por lojtarët e mi reaguan shumë mirë. Në fund i thashë djemve se ritmi jonë duhet të vazhdojë dhe me Sassuolon të mërkutën”, deklaroi italiani.

Festë titulli? Jo, jo nuk mund ta bëjmë sepse matematika nuk na e lejon. Kemi ende 10 ndeshje për të luajtur, të tjerët kanë 9 dhe janë 27-30 pikë ende në lojë. Ende nuk kemi arritur asgjë.

Ranokia? Andrea nuk ka luajtur shumë, por është gjithmonë gati kur kemi nevojë për të. Ai është pas De Vrij, i cili është stërvitur me ne ditët e fundit. Nëse nuk do t’i besoja Andrear do të aktivizoja Stefanin”, përfundon Conte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu