Courtois: Kur janë kritikët holandezë? Sa mirë që u kthyen në shtëpi

Thibaut Courtois ia doli të mbajë të paprekur portën mbrëmjen e kaluar në ndeshjen Belgjikë-Portugali, edhe pse kundërshtarët e goditën plot 23 herë.

Gardiani” i Belgjikës ndihet i lumtur për suksesin 1-0 ndaj skuadrës luzitane, rezultat që kualifikoi “Djajtë e Kuq” në çerekfinalet e Euro 2020.

29-vjeçari foli rreth triumfit të mbrëmjes së kaluar, teksa ka një përgjigje edhe për kritikët. “Kur je në avantazh 1-0 ndaj një skuadre si Portugalia, e ke të qartë se çfarë duhet të bësh.

U treguam të aftë në mbrojtje, treguam se kritikat ndaj mbrojtjes sonë ishin të pajustifikuara. Kam dëgjuar që disa holandezë na kritikuan. Sa mirë që u kthyen në shtëpi…

E kemi kualitetin për t’i kaluar të gjithë pengesat në rrugën drejt objektivit final, fitimit të Euro 2020“, theksoi 29-vjeçari i Real Madrid.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu