Coutinho gati të bashkohet me Milanin, Barcelona ul pretendimet

Philippe Coutinho do të largohet nga Barcelona në këtë verë dhe është në kërkim të një destinacioi të ri, që nuk është aspak e vështirë pas gjithë problemeve fizike që braziliani ka pasur prej kohësh.

Sky Sport mëson se Milani mund të jetë klubi i tij i ri. Vetë fantazisti është njohur me mundësinë e transferimit në Milanello dhe është dakord me rikthimin në Milano, pasi ka luajtur më parë me Interin.

Vlera e operacionit mund të themi se është e përballueshme për Milanin. Rreth 20 milionë euro do donte Barcelona për të lënë Coutinhon të lirë. Paga e tij është problem jo i vogël, por do duhet të ulë me patjetër pretendimet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu