Çoviq: Ndërkombëtarët e zgjodhën Osmanin presidente për ta ekuilibruar Kurtin

Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë dhe politikani serb, Nebojsha Çoviq, ka folur për zhvillimet politike në Kosovës. Ai ka thënë se Vjosa Osmani është zgjedhur presidente e Kosovës nga ambasadorët e huaj.

Ai thotë se ndërkombëtarët e kanë bërë një gjë të tillë, me shpresën që Vjosa Osmani si presidente do të ekuilibronte natyrën “radikale dhe anarkiste” të kryeministrit Albin Kurti.

Sejdiu: “Kurqysh me ia ba zgjidhjen atij qenit topall te QKUK-ja.”

Është qesharake të pretendosh se Vjosa Osmani u zgjodh nga populli. Ajo me të vërtetë mori 300 mijë vota, por vetëm sepse Albin Kurti nuk ishte bartës i listës së Vetëvendosjes, për shkak të vendimit të të Gjykatës Kushtetuese. Shumica e votave të Osmanit janë vota indirekte për Albin Kurtin”, ka thënë Çoviq.

Ai thotë se Vjosa Osmani është zgjedhur nga ambasadorët e huaj, sidomos ambasada amerikane, me shpresën që do të vendosnin ekuilibër në institucione.

Çoviq tutje ka thënë se presidentja Osmani tashmë është duke bërë përpjekje që të ndërtojë besueshmërinë e saj me publikun, duke bërë deklarime të ashpëra, sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu