Ç’po ndodh me CR7? “Bojkoton” edhe ceremoninë e FIFA-s

Sot ne Londër do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve FIFA për lojtarin më të mirë “The Best” ku në garë janë Luka Modriç, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo.

Por mediat spanjolle kanë bërë me dije se ylli portugez, Cristinao Ronaldo do të bojkotojë këtë ceremoni ashtu siç bëri edhe në ndarjen e cmimeve nga UEFA në Montecarlo, ku ishte Modric ai që u shpall “Më i miri”.

Arsyeja që Ronaldo nuk do të jetë i pranishëm në këtë ceremonin raportohet të jetë ndeshja që Juventusi ka me Bolonjën, të mërkurën, e cila nuk ia lejon këtë udhëtim, duke parë edhe kohën e ngjeshur mes dy eventeve. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu