Ç’po ndodh me motin në këtë vend europian

Dëbora ra në pjesë të Spanjës veriore të premten, më 12 maj, pas muajsh pa reshje shiu dhe me temperatura të larta që të jepnin përshtypjen e motit të verës dhe jo të pranverës.

Dëborë e pazakontë ra në La Raya, një rajon malor i Asturias, ndërsa pjesët mesdhetare të Spanjës, përfshirë Katalonjën dhe Valencia, panë breshër dhe shi të dendur pas muajsh pa reshje.

Spanja është goditur nga fillimi më i thatë i vitit që kur janë matur temperaturat, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e motit AEMET.

Në katër muajt e parë të vitit 2023, ra më pak se gjysma e mesatares së reshjeve.

Përveç kësaj, 11 ditë kanë qenë më të ngrohta se zakonisht deri më tani, dy herë më shumë se zakonisht për të gjithë vitin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu