CR7, Haaland dhe skenari Mbappe-Vinicius: Florentino Perez vë pikat mbi “i”

Në një kohë kur të gjithë janë të fokusuar tek lajmet mbi krijimin e Super League, Florentino Perez, rikthehet të flasë për Real Madridin dhe merkaton e verës që është më afër se kurrë. Në një intervistë për “El Chiringuito”, një nga themeluesit e kompeticionit më të ri të Europës ndalet në shumë tema, ku nuk mungojnë as ngacimimet se kush do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm.

Mund të them se Vinicius Junior është i paprekshëm. Ai nuk do të largohet nga ne edhe nëse PSG e kërkon atë në marrëveshjen e mundshme në tranferimin e Mbappe. Tifozët gjithmonë më kërkojnë që ta blej Kylian. Është e vërtetë se ai është një lojtar shumë i mirë, por unë nuk kam biseduar me të, të paktën deri tani.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë me kontratën e tij me PSG-në. Edhe babai i Haaland ka vizituar qëndrën tonë stërvitore dhe reagimi është pak a shumë si të gjithë. Si Mbappe si Erling janë të mirë, por duhet ta pranojmë që Ronaldo e Messi kanë shkruar historinë e futbollit”, deklaron spanjolli.

Zidane është i lumtur dhe ne jemi të kënaqur me të. Do të shikojmë se çfarë do të ndodhë me të në fund të sezonit. Mourinho? Në tre vite me ne ai na ka ndihmuar shumë dhe duhet ta falenderoj.

Për sa i përket rikthimit të Ronaldos nuk do të ndodhë sepse ai ka një kontratë me Juventusin. A do të qëndrojë Ramos? Unë e dua Sergion, por jemi në një situatë shumë të vështirë financiare. Të ardhmen e tij do ta vendosim në fund të sezonit”, përfundon Perez.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu