CR7 lumturoi tifozët, por jo arkën e Manchester United. Humbje prej 194 milionë eurosh

Një Cristiano Ronaldo nuk sjell lumturi, por ndihmon për të jetuar më mirë. Një javë para mbylljes së merkatos së verës, disa tifozë ishin ende mosbesues se si po e mbyllte Manchester United. Sancho dhe Varane ishin tashmë përforcime të shkëlqyera për “Djajtë e Kuq”. Dhe pastaj erdhi Ronaldo.

Kthimi i bujshëm i kampionit portugez në “Old Trafford” kurorëzoi një fushatë nënshkrimesh, që ndezi vetëdijen e rivalitetit plotësisht për titullin e Premier League. Sidoqoftë, krijoi një seri “tepricash” shumë të vështira për t’u sistemuar. 194 milionë euro shkoi bilanci negativ.

“Manchestereveningnews” ka publikuar një studim në treg. Padyshim që fushata e përforcimeve të verës është një sukses nga pikëpamja sportive, por mbeten një bollëk lojtarësh të papërdorshëm që peshojnë buxhetin e klubit. Ata mund dhe duheshin shitur.

Manchester United ka regjistruar humbjet më të mëdha në shitjet e lojtarëve se çdo ekip aktual i Premier League që nga viti 2017. “Djajtë e Kuq” kanë fituar 203 milionë euro nga lojtarët që kanë shitur në katër vitet e fundit, edhe nëse ata më parë kishin kushtuar diçka te 400 milionë euro. Kështu, klubi regjistron humbje prej 197 milionë eurosh, me një normë deficiti prej 48.51 për qind.

Në dritën e këtij skenari, burime pranë “Djajve të Kuq” thonë se po përballen me një udhëkryq: të rinovojnë kontratat e lojtarëve që do t’iu përfundojnë kontratat verën e ardhshme, ose jo. Nëse zgjidhet kjo e fundit, klubi do t’i humbasë me kosto zero, duke pasur parasysh se në çdo rast ata nuk do të aktivizohen.

Gjatë dy viteve të fundit, lojtarë të tillë si Jones, Grant, Juan Mata dhe Bailly kanë nënshkruar rinovimet e tyre përkatëse me klubin, pavarësisht se ishin në periferi të projektit teknik. Dhe tani janë të gjithë “teprica”. Në fund të fundit është një betejë e interesave komerciale, si dhe e futbollit. Cilado qoftë zgjedhja përfundimtare, megjithatë, duket mjaft qartë se diçka duhet të ndryshojë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu